Bora zbardh Juglindjen, ARRSH: Ja rrugët ku duhet bërë kujdes

AKTUALITET


Bora ka shtruar tapetin e bardhë në zonën e Korçës, Ersekës, Dardhës e Voskopojës, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e rrugëve në vendin tonë dhe ku duhet treguar kujdes ndërsa udhëtoni në këtë zonë.

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.


Aktualisht po punohet për pastrim në Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.

Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

📌Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje🌨 shiu dhe dëbore.🚧U punua dhe po punohet në:Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë,…

Gepostet von Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare am Freitag, 13. Dezember 2019



Skip to toolbar