Borë në Berat, probleme me energjinë elektrike në disa lagje dhe fshatra

AKTUALITET


Reshjet e borës dhe moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë. Mëngjesin e kësaj të diele kryeqyteti dhe shumë qytete të tjera janë zgjuar nën bardhësinë e borë.

Berati është një ndër qytetet që është zbardhur nga reshjet e borës.


Burime për abcnews.al bëjnë me dije se situata në Berat për shkak të reshjeve të borës ka mungesë të energjisë elektrike në disa lagje si dhe disa fshatra.

Ndërkohë mësohet se qarkullimi i automjeteve në rrugë bëhet pa probleme.




Skip to toolbar