Borrell: Duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

BOTA


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në fjalimin e tij gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë.


“Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në Berlin ne diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Duke folur për situatën në Ukrainë ai ka shtuar se duhet të vazhdohet me zbatimin e sanksioneve kundër ekonomisë ruse.

“Ne duhet të mbështesim ushtrinë e Ukrainës, siç po bëjmë. Bashkimi Evropian ka ndarë tashmë 22 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën”, theksoi Borell.




Skip to toolbar