Borrell i shqetësuar: Rreziku i luftës midis Libanit dhe Izraelit po rritet

BOTA


Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi të hënën se shanset që lufta në Gaza të ndezë një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Libanit po rriten çdo ditë.

“Rreziku i kësaj lufte që prek jugun e Libanit dhe përhapet, është gjithashtu çdo ditë e më i madh,” tha Borell, përfaqësuesi i lartë i bllokut për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, para gazetarëve në Luksemburg të hënën.


Komentet e Borrell vijnë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “faza intensive e luftës me Hamasin është gati të përfundojë”, gjë që do t’i lejojë forcat izraelite të zhvendosin fokusin e tyre në kufirin verior me Libanin.

Borrell tha se ishte “shumë më i shqetësuar” për konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut, milicisë libaneze të mbështetur nga Irani, sesa më parë, pasi ka pasur “më shumë bombardime në të dy anët e kufirit me Libanin”.

“Jemi në prag të zgjerimit të luftës,” tha ai./abcnews.al




Skip to toolbar