“Borxhi kombëtar amerikan ka pësuar rritje shumë të madhe”, Mema: Ja pse Trump kërkon rishikimin e shpenzimeve të SHBA

BOTA


Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Medlir Mema deklaroi në emisionin “Real Story” se Donald Trump po kërkon rishikimin e shpenzimeve të SHBA.

Ai tha se kjo ndodh pasi borxhi kombëtar amerikan ka pësuar një rritje shumë të madhe, duke filluar dhe gjatë luftës së Irakut.

Sipas Memës, edhe në aspektin e retorikës dhe atë të politikës së Trump ka një lloj ndjeshmërie ndaj shpenzimeve.

“Borxhi aktual i SHBA është 36 trilionë dollarë, të ardhurat vjetore është 27.3 trilionë dollarë. Një e dhënë tjetër që për mua është shumë interesante, është që ky borxh vjetor i SHBA, po rritet çdo 6 muaj me një trilion dollarë. Arsyeja pse e them këtë është se shpeshherë ne i hyjmë këtyre llogarive të SHBA dhe fillon të na vijë keq për atë që SHBA po bën dhe pse po bën këto gjëra dhe kë të numërojmë.

Borxhi kombëtar amerikan ka pësuar një rritje shumë të madhe, duke filluar dhe gjatë luftës së Irakut, ishin dhe dy trilion dollarë që iu shtuan borxhit dhe pastaj vitet e fundit, duke filluar në gjysmën e dytë të zotit Trump, ia shtoi 7 trilion dollarë atij borxhi dhe zoti Biden shtoi rreth 4.5 trilion dollarë të tjerë.

Edhe në aspektin e retorikës dhe atë të politikës së zotit Trump ka një lloj ndjeshmërie ndaj shpenzimeve. Të gjitha këto çojnë në një lloj argumenti, ku ka një lloj rishikimi të shpenzimeve të SHBA, sepse dhe sikur të themi që është një rritje buxheti apo borxhi, duhet kuptuar që duhet të vijë një pikë. Sepse paguhet më shumë interesi dhe pjesa kryesore që ka borxh”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar