Bota e futbollit në zi! Ndërron jetë ish-sulmuesi italian Gianluca Vialli

Më të fundit


Ditë tragjike për botën e futbollit: Ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti dhe menaxheri i sportit, Gianluca Vialli, pasi luftoi me një tumor të rëndë të pankreasit që prej vitit 2017.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ditët e fundit, saqë ishte detyruar të shtrohej në një klinikë në Londër (ku jetonte që nga ditët kur luante për Chelsean).


Ish-futbollisti i Sampdorias dhe Juventusit ka lënë pas gruan e tij Cathryn White Cooper me të cilën ishte i martuar që nga viti 2003 dhe dy vajzat e tyre Olivia dhe Sofia.

Vdekja e tij vjen disa ditë pas vdekjes së mikut dhe ish-bashkëlojtarit Sinisha Mihajlovic.

Gianluca Vialli po luftonte me kancerin e pankreasit që nga viti 2017. Ai ka shkruar edhe një libër autobiografik ‘Synime, 98 tregime plus 1’.




Skip to toolbar