Zv.kryeministri Erion Braçe ka postuar tre foto nga Divjaka, ku shihen struktura të PS që po punojnë për zgjedhjet. Braçe shprehet i vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit, që presidenti Meta i ç’dekretoi, sipas tij për shkak të krizës aktuale politike.
Në postimin e tij, Braçe shkruan se PS është e vendosur për ti dhënë fund llumit 30 vjeçar që i ka marrë jetën tre brezave në Shqipëri dhe për qytetarët ka një thirrje: “Mos harro 30 qershorin”.
Ndërsa të shtunën, në mbrëmje vonë, pak minuta pas Edi Ramës, Braçe reagoi me një postim në Instagram, duke siguruar se nuk ka ndryshim të datës së zgjedhjeve.
“Data nuk ndryshon, dita nuk ndryshon, ora e votimit zgjedhje e lirë! Shihemi nesër, përsëri derë më derë!”, tha Braçe duke siguruar kështu që fushata vazhdon.