Pamjet/ Brenda bazës ajrore të Kuçovës, Peleshi: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s

AKTUALITET


Pak ditë para inagurimit, janë publikuar pamjet e para të bazës ajrore të Kuçovës, punimet e së cilës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje, është shprehur se kjo bazë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.


Sipas Peleshit, ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale.

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi në Facebook.

https://www.facebook.com/share/v/mTejJt3pnr8ysXG7/?mibextid=oFDknk




Skip to toolbar