Britania në makth, Italia në çlirim, por vdekjet s’kanë mbarim

BOTA


Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Në shtetin britanik, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 439 persona.


Në Britani, në total kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 5373 njerëz.

Po ashtu, në total janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe gjithsej 51 608 njerëz.

Në orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, 3802 persona.

Në mbarë botën, deri tani janë të prekur nga koronavirusi 1 297 704 njerëz, kurse kanë vdekur 71 282 vetë.

Italia vijon sërish me shifra të trishta të viktimave prej koronavirusit, duke vijuar të jetë shteti me më shumë të vdekur.

Në raportin e 24 orëve të fundit, konfirmohet se në shtetin fqinj, kanë gjetur vdekjen 636 persona, duke e çuar në 16.523 numrin total të viktimave.

Të infektuarit e rinj janë 3599, ose 717 më pak se një ditë më parë.

Deri më tani raportohet një numër total i të infektuarish prej 132.547 personash, ose 3599 më shumë se dje.

Ndërkohë shkon në 120 numri i viktimave në radhët e personelit shëndetësor, mes tyre 87 mjekë, 25 infermierë dhe 6 farmacistë.

NEXT POST




Skip to toolbar