Burg për të miturin që vrau për gjakun e të atit

AKTUALITET


17-vjeçari Florjan Përvathi  është lënë në burg në lidhje vrasjen e bashkëfshatarit të tij Lek Lekgjonaj për hakmarrje.

Avokati i të miturit, Andi Durra menjëherë pas vendimit të gjykatës në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është një ndër ngjarjet më të rëndë që ka tronditur të gjithë, pasi viktimë sipas tij nuk ishte vetëm 62 vjeçari por dhe klienti i tij.


Ndër të tjera avokati ka theksuar se faj në lidhje me këtë ngjarje ka i gjithë opinioni publik me nxitjen që bëhet për të marrë hak dhe mbi të gjitha kujdesi i munguar që duhej të kishte 17 vjeçari që në momentin që ai ka ngelur jetim.

“Do të jetë seanca e radhës për vlerësimin e vendimit. Nuk pritej ndonjë vendim tjetër për shkak se është vepër me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Është rasti i parë që kemi 2 viktima, një është ai që humbi jetën dhe që ngushëlloj familjarët, dhe viktima e dytë që nuk do të jetë i fundit është dhe autori i veprës penale i cili nuk do të jetë i fundit.

Fajtore jemi të gjithë pasi e kemi nxitur nga pak që të kryen kjo vepër penale qoftë duke e quajtur gjakmarrjen si vepër penale qoftë media qoftë opinioni duke i rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im është i mitur dhe ishte shumë i tronditur, deklaratën e ka dhënë në polici në prani të psikologut.

Është një ndër ngjarjet më të rëndë që ka vetëm viktima. Do të bëj të pamundurën për përfitimet e klienti tim sipas ligjit”, ka thënë ai.

Si ndodhi ngjarja;

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Manati të Lezhës ku Lekë Lekgjonaj 65-vjeç u ekzekutua në oborrin e banesës së tij. Policia dyshon se i riu ishte fshehur pranë vendin të ngjarjes dhe ka dalë preja ty pasi pa që kishte mbërritur objektivi duke e qëlluar dy herë.

Dy plumbat e kanë kapur viktimën në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi ka kryer krimin, Florjan Përvathi është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në polici për t’u dorëzuar.

Vrasja në 2009;

Përvathi ka shkuar në polici bashkë me armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga deklarimet e para, i riu ka thënë se e vrau 65-vjeçarin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij i kishte vrarë të atin në vitin 2009. Pas atij krimi, autori i vrasjes ishte dënuar me burg dhe e kishte përfunduar dënimin duke zgjedhur që pas lirimit të largohej nga fshati, por kjo nuk e ka shpëtuar nga hakmarrje.