Një qytetar në Marok i cili ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka kritukuar normalizimin e marrdhënieve mes vendit të tij Izraelit eshte denuar me 5 vite burg.
Said Boukioud, 48 vjec akuzohet se ne statisin e tij kishte shkruar në një mënyrë që mund të interpretohej si kritikë ndaj mbretit dhe fyerje ndaj Monarkisë.
Sipas kushtetutës në vendin aftikan, politika e jashtme eshte nje prerogative e monarkut i cili aktualisht eshte Muahemdi VI (6). Maroku dhe Izraeli normalizuan marrdheniet diplomatike me 10 dhjetor te vitit 2020 nen nje marreveshje te ndermjetesuar nga Shtetet e Bashkuara.
Vendimi për dënimin me 5 vite burg u dha nga një gjykatë e shkallës së pare në Kazablanka. Avokati i 48 vjecarit të dënuar ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim pasi ai është i rëndë dhe i pakuptueshëm.
Avokati I Said Boukioud u shpreh se Klienti I tij kurrsesi nuk ka dashur te fyente monarkun. Gjykata në Marok mblodhi si prova disa statuse ne FaceBook qe prej vitit 2020 kur 48 vjecari i akuzuar jetonte dhe punonte ne Katar. Ai i fshiu te gjitha postimet e tij kur mori vesh per procesin gjyqesor ne Marok ka deklaruar avokati I tij por kjo gje nuk ka ndihmuar.