Bylykbashi shpërndan video dhe bën akuza për vjedhje votash. Anëtari i KQZ e quan shpifje

AKTUALITET


Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi publikoi të premten një video ku sipas tij komisionerët kanë kryer krim elektoral pasi kanë mbushur kutitë me fletë votimi.

Në video shfaqet një komisioner që pasi plotëson fletën e votimit shkon e hedh atë në kuti. Por ai nuk shfaqet më shumë se njëherë aq sa të mendosh se po e mbush kutinë e votimit.

Në bazë të ligjit çdo komisioneri i lejohet që të votojë një herë të vetme dhe videoja e shpërndarë nga Bylykbashi nuk vërteton ndonjë shkelje të bërë nga komisioneri  që del në video.

Mekanizmi i manipulimit zgjedhor është shumë i pastër: mbushje e kutive të votimit me vota nga vetë komisionerët. Oerd Bylykbashi deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 5. Juli 2019

Bylykbashi ka deklaruar se në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm 15% të votuesve ndërsa sipas pretendimeve të tij dhe të Partisë Demokratike, kutitë e votimit janë mbushur me urdhër të kryeministrit Rama.

Pikërisht për këtë deklaratë ka reaguar anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi, i cili tha se do të padiste për shpifje ish deputetin Bylykbashi.

Sipas Skënderit në video komisioneri voton vetëm një herë dhe kjo është një e drejtë legjitime që i jepet sipas ligjit në Kodin Zgjedhor.

“Përpara se të nisim dua të komentoj një video të shpërndarë nga Oerd Bylykbashi…për komisionerët. Ligji parashikon, në nenin 106 pika 4 thuhet: ‘ Anëtarët dhe sekretari i KQV-së votojnë pasi kanë votuar të gjithë zgjedhësit e pranishëm në qendrën e votimit brenda orarit të mbylljes së votimit. Rregullat e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për votimin e anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së.’ Andaj nëse nuk ka një provë tjetër që ky komisioner voton dy ose disa herë, do të padis Bylykbashin për shpifje dhe mashtrim”, ka thënë ndër të tjera, Bledar Skënderi.



Skip to toolbar