Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin, deputetët e PD-së mbeten të përjashtuar

Më të fundit


Byroja e Kuvendit ka konfirmuar përjashtimet e bëra ditën e djeshme nga Sekretariati i Etikës. Sali Berisha dhe Flamur Noka mbeten të përjashtuar për 10 ditë ndërsa Belind Këlliçi dhe Edi Paloka për pesë ditë.

Mbledhja u mbajt pas kërkesës së deputetëve demokratë ku kërkonin rrëzimin e vendimit të ‘Etikës’.


Kjo masë erdhi pas kaosit që ata krijuan në seancën e fundit parlamentare.

Noka tentoi t’u ndalonte fjalën deputetëve të PS duke i rënë bilbilit dhe pavarësisht apelit të kryetares Lindita Nikolla, ai nuk u tërhoq nga veprimet zhurmuese. Kjo nuk është hera e parë që Berisha dhe deputetë të tjerë përjashtohen për sjellje jo etike.




Skip to toolbar