Byroja le në fuqi vendimin e Sekretariatit për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë

Më të fundit


Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë, 4 prej të cilëve me 10 ditë, ndërsa dy të tjerët me 5 dhe 3 ditë.

Deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli, e ankimuan më herët këtë vendim.


Në një kërkesë zyrtare drejtuar Byrosë së Kuvendit, ata thonin se ky vendim ishte anti-kushtetues dhe një akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Në shkresë thuhej po ashtu se vendimi për përjashtimin e deputetëve ishte marrë me datë 21 Shkurt, ndërkohë që seanca u zhvillua më datë 16 Shkurt, gjë që sipas tyre ishte e qëllimshme. Në fund të shkresës, kërkohej shfuqizimi i menjëhershëm i këtij vendimi, të cilin e cilësonin anti-ligjor.




Skip to toolbar