Cakaj në Selanik: Fokusi te hapja e negociatave dhe liberalizimi i vizave me Kosovën

AKTUALITET


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik. Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme. Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.


Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon. “Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”- përfundoi Cakaj.