Cakaj: Negociatat diskutohen në maj. BE s’e mbajti premtimin

AKTUALITET


Liderët e BE-së do të diskutojnë sërish për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedininë  e Veriut në muajin maj të vitit 2020. Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha të shtunën në një konferencë për shtyp se vendimi erdhi për shkak se BE nuk arriti të kapërcejë konfliktin e brendshëm për të mbajtur angazhimin e marrë në qershor, për çeljen e negociatave.  Ai tha se edhe në këtë rast nuk ka vend për dekurajim sepse vendimi thjeshtë është shtyrë për në maj dhe se Shqipëria do të vijojë të ecë në rrugën e reformave.

Cakaj tha se shtyrja e negociatave deri në maj të vitit 2020 nuk do të thotë që Shqipëria do të ulë ritimin e reformave, por do të vazhdojë të plotësojë 5 prioritetet kyçe dhe 9 kërkesat e Bundestagut Gjerman.


 “Presidenti i Francës ka një qëndrim të prerë se nuk mund të zhvillohen negociata të reja pa një ndryshim dhe pa reformim të BE-së dhe strukturës së saj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, pasi të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat, por shtyrja e këtij vendimi nuk ka të bëj me performancën e tyre, por me faktorë të brendshëm.

Fqinji ynë i ka ndryshuar emrin për t’i dhënë fund një problematike prej dekadash, por sërish vendimi u shty sepse vendimi nuk kishte lidhje me Maqedoninë. Edhe për Shqipërinë, që jemi një vend që po bëjmë një reformë të thellë në drejtësi. Edhe për Shqipërinë vendimi u shty, pasi procesi nuk ka lidhje me vendet aspirante. Kjo është shtyrja për të tretën herë radhazi, për një vendim që është shumë i thjeshtë. Kjo shtyrje e vendimmarrjes nuk lidhet me meritat e Shqipërisë, por pasqyron një varg divergjencash brenda BE-së. Shtyrjen e diskutimit të rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në maj të vitit 2020, nuk duhet përkthyer si dështim i politikave të BE-së. Procesi i zgjerimit të BE-së do të vijojë pas reformimit të brendshëm të BE-së. Shtyrja e këtij procesi nuk do të thotë që duhet të ketë vonesa për plotësimin e 5 reformave kyçe dhe plotësimin e kërkesave të Bundestagut”, tha Cakaj.




Skip to toolbar