Cakaj: Serbia të dëmshpërblejë Kosovën për krimet e luftës

AKTUALITET


Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka theksuar se Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të veprojnë njëzëri për adresimin e krimeve të luftës, projekteve të spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga Serbia në Kosovë si dhe adresimi i krimeve sistematike të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Cakaj shprehet se si mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Një proces ky që duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit.


“Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare. Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare!” , shkruan Cakaj në një postim në facebook.

Ndër të tjera Cakaj thekson se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore ka një rëndësi strategjike dhe pragmatike.

“Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja”, shkruan Cakaj.

Një takim shumë i hapur e përmbajtësor me Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait…

Gepostet von Gent Cakaj am Donnerstag, 7. November 2019



Skip to toolbar