Caktimi me urgjencë i zgjedhjeve në PD, ironia e Kadillit: U vendos për të shpëtuar turizmin

Më të fundit



Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, i pyetur për caktimin me urgjencë të zgjedhjeve brenda PD, është përgjigjur me ironi, duke thënë se duhet të shpëtojmë turizmin.

Po bëj pak ironi se duhet të shpëtojmë turizmin”, është shprehur ainë ABC News.


Më tej ai ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, duke deklaruar se kishte përjetuar diçka të rëdë, pasi humbja e 25 Prillit shihej si fitore nga ata që kishin marrë mandatet.

Ishte mbledhje më e rëndë që kam përjetuar në atë parti. Më bëri cudi, ata që sa ishin zgjedhur deputetë përqafonin dhe uronin njëjri tjetrin.

Ata janë të vetmit që kanë fituar dicka dhe duhet të jenë të vetëprmbajtur. Nuk mund të festojmë kur kemi humbur”, është shprehur Kadilli.

Sipas tij, humbja erdhi pasi Lulzim Basha krijoi një aparat të madh me Edi Ramën.

Ky aparat është shumë i madh përballë çdo kandidati.”, ka thënë Kadilli.