Celibashi refuzon të regjistrojë PD në zgjedhje

Më të fundit


Ilirjan Celibashi ka vendosur përfundimisht të mos regjistrojë për zgjedhjet e 14 majit Partinë Demokratike.

Ai dha një sërë arsyesh, pse refuzoi regjistrimin e PD-së zyrtare në zgjedhje.


ipas tij, dokumentacioni i dorëzuar nga PD-ja me përfaqësues ligjor Indrit Sefën, ka mungesa.

Celibashi tha se duhet që një prej dokumentacioneve, deklarata solemne, të jetë e firmosur nga vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2 shkronja e, ku deklarata solemne duhet të nënshkruhet nga kryetar, unë vlerësoj se kërkesa e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. 

Në përfundim, PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Kam të drejtën të them se kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në bindjen time për ligjet zgjedhore. 

Nuk ka absolutisht asnjë interes politik, veç atij të respektimit nga kushdo, qoftë edhe nga partia më e madhe e opozitës.

Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Në çfarëdolloj mënyre tjetër që do ta qasni këtë kundërshtim, vetëm konfirmon se në 30 vite çfarë bëjnë partitë politike, nuk është ajo që duhet. 

Në përfundim, vendos të mos pranojë kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor” – tha Celibashi.




Skip to toolbar