Ceremonia e kurorëzimit, Mbreti Charles III ‘thyen’ traditën shekullore të veshjes

BOTA


Mbreti Charles III, do të kurorëzohet në statusin e tij në maj dhe do zhvillohet një ceremoni madhështore. Por, monarku do të bëjë një ndryshim pasi do të sjellë risi në traditat e vjetra mbretërore.

Bëhet me dije se Charles III, po e kundërshton traditën dhe do të refuzojë të vishet me veshjet tradicionale mbretërore të monarkut ndër shekuj. Charles ka zgjedhur një veshje ushtarake për ngjarjen historike.  Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara.


Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.

Megjithatë, ky nuk është vendimi më i madh me të cilin do të përballet Mbreti i ri përpara kurorëzimit të tij. Princ Harry nuk pritet që të jetë i mirëpritur apo i ftuar në kurorëzimin në maj, megjithëse vendimi përfundimtar do jepet më vonë nga mbreti  Charles III.

Kujtojmë që ky vendim vjen pas deklaratave të bujshme që ka bërë Harry për familjen mbretërore, fillimisht në dokumentarin e tij dhe më pas në librin e tij “Spare”.

Por, cilat janë veshjet e Mbretit Charles dhe Camillas?

Pallati Buckingham ka zbuluar veshjet që Mbreti Charles dhe Camilla do të veshin në ditën e kurorëzimit më 6 maj. Veshja e parë (“Robe of State”), për të mbërritur në Westminster Abbey, dhe veshja e dytë “Robe of Estate”, me qëndisje të personalizuara, për t’u kthyer në pallat.

Rroba shtetërore e Charles III është prej kadifeje të kuqe dhe është veshur nga gjyshi i tij, Mbreti Xhorxh VI, për kurorëzimin e tij në 1937. Ajo është ruajtur nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë.

Camilla do të veshë veshjen që është bërë fillimisht për Elizabeth II. Për kthimin e tij në Buckingham Palace, Charles III do të bazohet sërish në të kaluarën e familjes mbretërore. Ai do të veshë mantelin e mëndafshtë të purpurt të qëndisur në ar që i përkiste Gjergjit VI.

Veshja e Camillas është projektuar dhe qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve të Gjilpërave dhe është bërë nga rrobaqepësia Ede & Ravenscroft, më e vjetra në Londër, e themeluar në 1689.

Dizajni është frymëzuar nga natyra dhe mjedisi dhe mban emblemat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një homazh për Mbretin.




Skip to toolbar