Cërrik, i shpërtheu lënda plasëse në dorë, vdes i riu

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Cërrik, ku si pasojë e shpërthimit të një lënde plasese ka humbur jetën një i ri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga rrugicat e lagjes nr.3 në Cerrik rreth orës 12:30. Viktima është rreth 22 vjeç.


Policia e Cërrikut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri. Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar