Çështja “McGonigal”, Enkelejd Alibeaj: Rama ka detyrë të japë shpjegime

AKTUALITET


Konferenca e Kryetarëve vendosi sot të pranojë kërkesën e opozitës për mbajtjen e një mocioni me debat për çështjen e “McGonigal”.

Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes tha se kryeministri i një vendi ka detyrimin të bëjë sqarime për këtë çështje, e cila është e ndjeshme në Shqipëri dhe SHBA.


“Kërkuam interpelancë, por ajo nuk u pranua. Sipas ligjit, kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të japin shpjegime për një çështje kaq të madhe këtu dhe në SHBA. 

Ju thashë se është një lojë si e si për ta fshehur Ramën nga ca fakte, nga ca të vërteta, që kanë dalë, jo nga ne, jo nga opozita, por nga drejtësia amerikane. Ligji për komisionet hetimore është tradita e këtij parlamenti.

35 deputetë kanë nënshkruar për ngritjen e komisionit dhe përcaktimin e lëndës për “Mc Gonigal”. Janë bërë gardh për të fshehur Ramën. Kërkesat janë nënshkruar me emër dhe mbiemër.

Heshtjen mund ta pranojmë kur je para prokurorisë, por kur je kryeministër, ndaj duhet t’i përgjigjesh”, tha Alibeaj




Skip to toolbar