“CEZ”, Berisha sulm frontal SPAK/ Ish-kryeministri i privatizimit: Është zyrë e PS

Më të fundit


Si cdo herë kur ka sëancë, foltorja e Berishës spostohet nga selia blu, te trau i Kuvendit.

Edhe këtë seancë i përjashtuar, Sali Berishës iu desh të fliste para përkrahësve të tij, të cilët nuk ishin shumë më tepër sesa deputetët në Kuvend.


Një tjetër numër e priste te dera e zyrës, nga e cila doli një orë pas fillimit të protestës.

Nën masa të rrepta sigurie, iu bashkua protestuesve para parlamentit.

Protestës iu bashkua edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili foli edhe me cilësinë e ish-anëtarit të përjashtuar të Partisë Socialiste dhe si aleat i braktisur nga Edi Rama.

“Unë vij nga Partia Socialiste. Rama është mësuar të shtyjë ditët duke ua futur shokëve, si Saimiri dhe Lefteri dhe tani ka lajmëruar se do t’ia fusë Arbenit.

Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij, pluralizmi në këtë vend do të vendoset dhe armiqtë do të marrin ndëshkimin e merituar”.

Ilir Meta, kaloi të mërkurën tre orë në seancë pyetjesh në sSPAK, për çështjen CEZ-DIA. Sali Berisha i bëri atij mbrojtjen, duke sulmuar më fort se kurrë prokurorinë antikorrupsion, kundër të tjerë, është thirrur dhe i biri, Shkëlzen Berisha.

“SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot.”

Stresi ne rritje i kreut të selisë blu, ka dhe një datë konkrete, 3 marsin, ditë kur ai do të mbajë edhe Protestën e radhës. Por Berisha këtë radhë u tregua i kujdesshëm, duke shmangur objektin dhe vendin e mbajtjes së protestës, nga sheshi para gjykatës se Apelit, te zyra e kryeministrit.

Protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës. Ne nuk do ta lejojmë që një trup prej 3 vetash, ta bëjmë objekt. Ka lidhje strikte me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet, që i ka bërë shqiptarëve e shoqërisë”.




Skip to toolbar