‘CEZ-DIA, dëmi mbi 35 milionë euro’, Kara: Seanca paraprake brenda 45 ditësh

Më të fundit


Avokati Romeo Kara i ftuar në ‘Real Story’ komentoi dosjen CEZ-DIA që sjell përpara hetuesve çiftin Meta. Kara tha se për 45 ditë duhet të kemi seancën paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim apo hetim. Më tej, avokati shtoi se dëmi ekonomik i kësaj dosje llogaritet të jetë mbi 35 milionë euro.

“Po t’i hyjmë procedurës, për 45 ditë duhet të kemi një mbyllje të kësaj seance paraprake ku do vendoset nëse shkon çështja për gjykim apo rihetim. Mendoj që është një hap i parë por jo i fundit drejt asaj që kërkojmë për ballafaqimin e pushtetarëve tanë me bëmat që kanë bërë. 

Sot kemi dy ish kryeministra, dy ish presidentë dhe kryetarë partish që janë në akuzë. Për Prokuoprirnë këta persona i kanë kryer këto vepra penale. Beteja do të jetë në fushën gjyqësore. Dijmë dhe kemi dëgjuar shumë.Minimumi i dëmit në dosjen CEZ-DIA është vetëm për një periudhë 1 vjecare të paktën 35 milionë euro, nga diferenca e uljes së çmimit të energjisë.”



Skip to toolbar