Çfarë dëshiron të arrijë Trump në Gaza para se të betohet si president i SHBA-së?

BOTA


Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, dëshiron të arrijë një armëpushim në Gaza para se të marrë mandatin më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë, zbuloi për Axios senatori Lindsey Graham, këshilltari i tij për politikën e jashtme.

Graham tha se ky është “prioritet kryesor” për 78-vjeçarin, i cili gjatë fushatës zgjedhore premtoi të përfundojë të gjitha luftërat, duke përfshirë edhe konflikte në Gaza dhe Ukrainë.

Si do të dukej ky armëpushim sipas rregullave të Trumpit, nuk është plotësisht e njohur, por analistët mendojnë se planet do të jenë më të favorshme për Izraelin sesa ishin propozimet e administratës së Joe Bidenit.

Megjithatë, ai theksoi se “kategorikisht refuzon” planet që përfshijnë okupimin izraelit të Gazës, të cilat janë paraqitur nga anëtarë më radikalë të kabinetit izraelit, siç është ministri Betzalel Smotrich.

Përveç kësaj, Graham theksoi se Trump do të punojë për një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, dhe një “komponent i rëndësishëm” i kësaj marrëveshjeje do të jetë Palestina, ose mundësia e krijimit të një shteti të pavarur në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit vranë mbi njëmijë njerëz dhe morën pengje qindra të tjerë.



Skip to toolbar