Avokati Idajet Beqiri ka bërë një kallëzim në SPAK për Sali Berishën, vajzën Argita dhe bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi, të cilët i akuzon si të lidhur me Serbinë.
I ftuar në “Ora e fundit”, Beqiri tha se çifti Malltezi së bashku me Lulzim Bashën kanë marrë shuma të majme nga oligarkë serbë gjatë kohës që punonin në Kosovë. Beqiri flet edhe për një takim të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviç pasi theu embargon e armëve ndaj Serbisë, i cili u mbajt në Ohër.
“Rreth 800 mijë euro merrnin në vit. Paga të tilla të larta s’ka kurrë por problermi ata ishin jo thjesht si të punësuar, por misionarë të Serbisë dhe pagesat më të mëdha. Argita, Malltezi dhe Basha janë paguar nga oligarkë serbë.
Misioni i tyre aty ndërtuan dosje kundër UÇK dhe për këtë u paguan nga njerëzit më të afërt të Sllobodan Millosheviç. Kur u vendos embargo kundër Serbisë, ishim një ndër vendet që e thyem.
Thyerja rëndë e kësaj u bë nga ky misionar i Serbisë, Sali Berisha. Fillesën e pati në takimin famëkeq të tij me Millosheviç në Ohër, ku u zbulua nga shërbimi i fshehtë i fillesave të UÇK, me Remzi Hoxhën dhe fati i tij ishte se meqë e zbuloi dhe filmoi një takim të tillë u eliminua nga Berisha dhe sot e kësaj dite nuk dihet ku i ka eshtrat”, tha avokati.
Avokati foli gjithashtu për lidhjet e familjes Berisha edhe me Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç. Sipas tij, këta dy persona kanë marrë një sërë favorizimesh nga Berisha me VKM dhe tendera.
“Ata bënë pastrim të jashtëzakonshëm parash në Shqipëri me offshoret e Qipros dhe miliona dollarë të ardhur nga Rumania.
106 milionë euro tendera i kanë marrë këta dy anti shqiptarë të mëdhenj, njerëzit më të afërm të Millosheviç”, tha Beqiri.