Për herë të parë në Tiranë ndodhet trupa e Teatrit Bashkëkohor francez Ilotopie. Shfaqja spektakolare shumëngjyrëshe mbi ujë mblodhi mijëra qytetarë në liqenin artificial.
Skena e tyre është gjithnjë mbi ujë. Artistët prezantojnë lojëra të ndryshme surreale, por që në thelb bazohen tek e përditshmja.
Kureshtja e qytetarëve për të ndjekur shfaqjen “Fous de Bassin” pas jehonës që mori natën e parë, mblodhi më shumë qytetarë rreth e qark liqenit.
“Ishte shumë bukur. Hera e parë që ndiqja”.
Spektaklit mbi ujë për rreth 50 minuta më shumë iu gëzuan të vegjlit.
“Ishte shumë e bukur? “-Çfarë të pëlqeu më shumë? –“Fishekzjarrët dhe lojërat”.
Trupa e veçantë me 15 artistë e njohur për mënyrën unike të të bërit art ka shëtitur në shumë vende të botës.
Në Tiranë ata erdhën për herë të parë në kuadër të javës kulturore franceze.