“Çmendet” 24-vjeçarja në Tiranë, godet motrën e vogël me thikë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë 24 vjeçe ka rrahur dhe më pas e ka goditur me thikë motrën e vogël. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Vajza në fjalë është konfliktuar me motrën e saj 21 vjeçe në shtëpinë e prindërve në Tiranë. Pasi e ka rrahur atë e ka goditur me mjet prerës.

Motra 21 vjeçare është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 24 vjeçaren. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Policia e Tiranës njofton gjithashtu edhe një tjetër rast të dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, kanë arrestuar në flagrancë të shtetasin P.S., 51 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.




Skip to toolbar