Çmimet e apartamenteve, Veliaj: Pse të mos ofrohet shkalla e lëvizshmërisë sociale? 1 milion e 150 mijë vetë të regjistruar në Tiranë

AKTUALITET


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në “Real Story” në News24 mbrëmjen e sotme edhe për çmimet e apartamenteve dhe numrin e madh të tyre.

Veliaj mori si shembull Neë Yorkun që është i ndarë në disa zona, sipas gjendjes ekonomike të qytetarëve. Ai e përcaktoi si një shkallë të lëvizshmërisë sociale, teksa tha se sot në Tiranë janë të regjistruar 1 milion e 150 mijë persona. Për kryebashkiakun Veliaj, problem do ishte sikur vlera e pronës të binte.


“Brooklyn është një qytet i New York-ut dhe unë kam jetuar. Kush jeton dhe punon në Wall Street dhe ka rroga të mira jeton në Manhatan, kush është me paga mesatare jeton në Brooklyn, kush më të ulëta në një tjetër zonë. Kemi pranuar këtë sistem kapitalist. Disa njerëz që i kanë mundësitë financiare… Nuk paguhet më me çanta cash tek kunati, por paguhet me bankë. Sa kohë është transparente, shko dhe gjeji. Dallim nga atëherë kur vinin me çantë tek kunati është si dita me natën. Ka Tiranë, ka Astir, ka Fresku, Kopshti Botanik, ka Kamëz dhe Vorë. Kjo quhet social mobility. Pse të mos i ofrohet kjo shkalla e lëvizshmërisë sociale.
Sot Bashkia e Tiranës ka çuar për shpronësim Sarajet, e di që ka interesa ish-presidenciale. Ajo ndërtesë do të kalojë pronë publike.
Nga kur e kam marrë bashkinë janë 150 mijë votues më shumë. Sot Tirana është 1 milion e 150 mijë vetë të regjistruar në Tiranë.

Pranojmë që Tirana rritet me dy mandate por vjen nga rritja e popullsisë. Problem do ishte sikur vlera e pronës të binte. Kjo do të thotë dhe që kundërshtari më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi këto 5 vite është bërë më i pasur”, tha Veliaj.

Sa i përket mjeteve alternative të transportit përveç atij urban, referuar shtimit të popullsisë, Veliaj tha se është i pamundur trami apo metroja për shkak të kostos.
“Kilometri i metrosë është sa tre herë buxheti i bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.

Ai u ndal dhe tek shembja e Tetarit Kombëtar, teksa tha se as qeveria e Berishës nuk e kishte pranuar për të qenë monument kulture.
“Unë nuk ëndërroj një qytet ku tre fëmijët e tu dhe djali im të shkojnë në teatër me batanije. Historia ka rëndësi nëse do ishte një monument i mbrojtur. Nuk e kaloi kurrë testin, e kanë provuar disa qeveri dhe ajo tavolina e rrumbullakët nuk e ka kaluar kurrë këtë test. E kanë kaluar sarajet dhe shtëpia e Libovitëve. Aty nuk ishin artistët, nuk kishte aktorë, ishin militantë partiakë.
Jemi në fazën finale të detajimit të projektit, tek detajimi i çdo prize edhe i pjesës muzeale. Sot teatri do jetë 9 mijë metra katrorë dhe me një pjesë muzeale ku realisht mund të tregosh disa kostume”, tha Veliaj.




Skip to toolbar