Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri, 3 kokat e grupit shqiptarë

AKTUALITET


Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në koordinim me EUROJUST kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë.  Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro.

Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës.


Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15 dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.

Burimet bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar nga BKH me mbështetjen e Policinë e Shtetit 14 urdhër-arreste. Operacioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik.

Përveç SPAK, Njësisë së posaçme policore, Policisë së Durrësit në mbështetje të kolegëve nga Tirana ka marrë pjesë edhe Guardia di Finanza. SPAK pritet të zbulojë detaje nga ky operacion.




Skip to toolbar