CNA: Kandidat i PD apo i inceneratorëve?

Më të fundit


Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tani janë shfaqur në garë si Belind Këlliçi, Julian Deda, doktor Ilir Alimehmeti,  e të tjerë.

Një nga emrat që kandidon për të marrë pjesë në Primare dhe të garojë përballë Erion Veliajt është Gert Bogdani.


Në fakt Gert Bogdani është thjesht dhe vetëm kandidat i Mirel Mërtirit, i inceneratorëve dhe lidhjeve të tij, të cilat nuk i ka sqaruar kurrë me ta.

Pse Gert Bogdani është kandidati i Mirel Mërtirit, Erion Veliajt

Bogdani, siç e shihni në foto, është shfaqur në krah të Mirel Mërtirit, në Zimbabve duke shfrytëzuar lidhjet e tij.

Për shkak të agjendës politike që në atë kohë kishte Gert Bodani pasi ishte në forumet drejtuese të të rinjve të partive të djathta botërore shkon në Zimbabve në krah të Mirel Mërtirit.

Kurrë nuk e ka sqaruar se çfarë bënte në krah të Mirel Mërtirit, a është paguar nga Mirel Mëritiri, i ka shërbyer Mirel Mërtirit apo kompanive të inceneratorëve si “Geogenix” apo “Integrated Energy” që në fakt është e njëjta kompani.

Gert Bogdani nuk ka sqaruar edhe kur është pyetur nga mediat si në rastin e “BIRN”, ku ka theksuar se në atë kohë nuk ka qenë në angazhim  në Partinë Demokratike.

Në fakt, lidhjet e Gert Bogdanit me Mirel Mërtirin dhe vizita në Zimbabve është e vërtetuar. Skandalet korruptive në Zimbabve janë publikuar në media. Pretendimet e kujtdo se Gerti mund të mos ketë lidhje janë të kota. Pasi ai është prezent atje, ku ka ndodhur problematika.

Pse Gert Bogdani është kandidati i Mirel Mërtirit, Erion Veliajt

Mirel Mërtiri si negociator i “Geogenix B.V”, në Zimbabve

Më pas Gert Bogdani vjen këtu dhe tani kërkon të hyjë në Primare si përfaqësues i PD-së.

Por, njeriu i cili del në foto me Mirel Mërtirin e inceneratorëve, shkon në Zimbabve me kompaninë e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës. Pra, atë që opozita e quan një aferë 430 milionë euro.

Pse Gert Bogdani është kandidati i Mirel Mërtirit, Erion Veliajt

Inceneratori i Tiranës

Gert Bogdani është afër tyre. Atë kontratë e ka firmosur Erion Veliaj dhe Gert Bogdani do të kandidojë përballë Erion Veliajt.

Pse Gert Bogdani është kandidati i Mirel Mërtirit, Erion Veliajt

Qesharake, ndoshta dikujt mund t’i duket e pabesueshme. Në fakt, Veliaj kërkon të ketë përballë Gertin që ta mundë kollaj dhe kjo nuk diskutohet.

Kjo u duk qartë dhe tek fjala e Bogdanit në shpalljen e kandidaturës. Në asnjë moment ai nuk ka përmendur Erion Veliajn, por vetëm Bashkinë.

Duke mos e prekur kështu Veliajn dhe njëherësh duke nxjerrë vetëm më zbululuar se kurrë, se kush qëndron pas tij.

Pse Gert Bogdani është kandidati i Mirel Mërtirit, Erion Veliajt

Mbështetja që po i japin mediat e Ramës, mbështetja që po i japin bashkëpunëtorët e Veliajt, qoftë edhe disa konservatorë si puna e Evi Kokalarit, tregon qartazi se “lali” Eri ka një aksion të drejtpërdrejtë për të vendosur mikun e Mirel Mërtirit, Gert Bogdanin, si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

I mbështetur edhe nga personazhe të tjera, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë për Partinë Demokratike, por që në këtë lojë janë thjeshtë dhe vetëm për interesat e Erion Veliajt./CNA.al




Skip to toolbar