Ç’po ndodh në Siri? Reuters: Tanket Izraelite më pak se 20 milje larg Damaskut

BOTA


Tanket izraelite janë afër kryeqytetit sirian të Damaskut, raporton Reuters, duke cituar tre burime të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, burimet thonë se një inkursion ushtarak izraelit në Siri ka arritur rreth 16 milje në jugperëndim të Damaskut pasi Izraeli pushtoi një zonë tampon në Sirinë jugore dhe nisi sulmet ajrore mbi ushtrinë siriane dhe bazat ajrore gjatë natës.

Sipas raportimeve, trupat izraelite kanë arritur në Katana, e cila është gjashtë milje në territorin sirian, në lindje të një zone të demilitarizuar që ndan Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli në Siria.

IDF i ka mohuar këto pretendime për Sky News. Më herët mediat e huaja sollën raporte se Izraeli kishte kryer sulme në të gjithë Sirinë, duke synuar bazat ajrore.

Dy burime të sigurisë siriane i thanë Reuters se avionët izraelitë bombarduan të paktën tre baza kryesore të ushtrisë siriane që strehonin dhjetëra helikopterë dhe avionë në valën më të madhe të sulmeve të tilla në bazat ajrore që nga përmbysja e Bashar al Assad.



Skip to toolbar