Çupi: Korrupsioni e destabiliteti, vepër e Berishës! Nazarko: SHBA instrumentin “non grata” po e përdor gjerësisht në Ballkan!

Më të fundit


Analisti Frok Çupi deklaroi se situata në PD është si pasojë e autoritarizmit të ish-kryeministrit Sali Berisha të mbështetur nga korrupsioni. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se SHBA e ka kontrolluar në distancë dhe me imtësi Sali Berishën.

“Unë pres që hap pas hapi Amerika ta konsiderojë PD një parti non grata siç edhe është shefi. SHBA e ka kontrolluar në distancë dhe me imtësi Sali Berishën. Fillimisht e morën si antikomunist dhe më pas kuptuan që është komunist. SHBA i dha duart Berishës, iu kishte ngelur në dorë. Një investim aq i madh që kishte bërë Amerika ndaj Berishës dhe në fund arritën në një tjetër përfundim. Hajdutëria e Berishës është një fakt. Amerikanët e kanë monitoruar Berishën deri te parullat e tij”, u shpreh analisti Frrok Çupi.


Ndërsa analisti Mentor Nazarko theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e përdorin instrumentin “non grata” , jo vetëm ndaj individëve, por edhe ndaj partive.

“SHBA po e përdor instrumentin “non grata” ndaj individëve apo partive dhe po e ushtron globalisht dhe aq më tepër në Ballkan. Në këtë perspektive të SHBA si një fuqi etike duhet të fusim edhe SPAK që është një krijesë 100 % amerikane. Por çfarë ndikimi pastrues ka ajo? Me një lëvizje shumë të vogël SHBA, praktikisht i ka dhënë një vepër pastruese politikës shqiptare”, tha Nazarko.




Skip to toolbar