Çupi: Media te ne është armike e demokracisë! Sot, më i lehtë është burgu sesa shpifjet në media

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi foli për rastin e shantazhit ndaj zyrtarëve të policisë nga portali (shqipnews.info) me drejtues Kushtrim Selimin, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas Çupit lufta për portalet ‘e gjobave’ duhet të ishte bërë më herët, ndërsa shtoi se media është armike e demokracisë dhe të drejtave të lirisë.


Ndër të tjera ai theksoi se krimi fshihet në vlerat më të thella të demokracisë.

“Nëse reziston para mediave dhe institucioneve të medias, opozitës që tenton të mbrojë çdo negativitet të policisë, atëherë është një lajm i mirë.

Por nuk është lajm, duhet të kishte ndodhur që prej fillimit. Nuk e kishim idenë që do kthejë në armik të lirisë. Media është armike e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Në vendin tonë është shumë më i lehtë burgu, sesa media, media shpif, denigron, ka çuar njerëz drejt vrasjes.

Krimi është kthye në qendër të botës. Krimi është denigrimi, vrasja e tjetrit. Mund të mos jetë vrasje fizike por edhe deri atje shkon puna. Institucionet e lirisë, të së vërtetës më në fund, dhe ato humane janë kthyer në streha ku po fshihen kriminelët. Krimi fshihet deri te fjala demokraci, e drejta e popullit, kisha, xhami”, tha ai i ftuar në “Tirana Live” në ABC News.




Skip to toolbar