Çupi: Vizita e Cameron në Tiranë, e rëndësishme! Dëshmi se Shqipëria është garanci e sigurisë

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi e cilëson si shumë të rëndësishme vizitën që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të zhvillojë të mërkurën më 22 maj në Tiranë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se vizita e Cameron dëshmon se Shqipëria është garanci e sigurisë në rajon.


“Vizita e zotit Cameron është një prej vizitave më të rëndësishme të personaliteteve të botës.

Ai ishte kryeministri i Britanisë së Madhe, është ministër i Jashtëm i asaj qeverie, mos të harrojmë që përfaqëson Anglinë, e cila mban një peshë shumë të madhe në qytetërimin europianist.

Është garanci e paqes në botës dhe sidomos në rajonin tonë. Është qytetërim, anglo saksonia është model shumë i madh për ne dhe për botën.

Kjo është garanci se në çdo gjë që ndodh në rajonin tonë, Shqipëria, Tirana janë garancia e sigurisë”, theksoi ai.




Skip to toolbar