Dakordësi me mazhorancën?/ Salianji: Është keqmenaxhuar, zgjidhja duhet të vijë për shkak të vendimmarrjes tonë

Më të fundit


Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli për marrëveshjen me mazhorancën, ku sipas tij është menaxhuar.

Më tej ai argumentoi se zgjidhja duhet të vijë për shkak të vendimmarrjes, ndërsa shtoi se në Parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapsirat e opozitës. Një, që është rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. Sakaq tha se kryeminitri Edi Rama e bëri 8 me 2, referuar ngritjes së komisioneve hetimore. “Unë kam këndvështrim nga një pjesë e madhe e grupit parlamentar nga ata që kanë folur në lidhje me këtë akt. Së pari mendoj se është keqmenaxhuar, nëse do ishim në situatën ku duhet t’i riktheheshim normalitetit parlamentar, dhe unë kam thënë që duhet të gjejmë zgjidhje, kjo duhet të jetë për shkak të vendimmarrjes tonë. Ne nuk mund të jemi në logjikën që këtej themi ky aksion është shumë i suksesshëm, këtej e ndërpresim. Pra, ka një nonsense në verbin dhe komunikimin politik. Mund të ripërsërisnim kërkesat tona, sepse ne kemi një kërkesë në thelb. Zbatimin e kushtetutës dhe rikthimin në shina normale të kushtetutshmërisë në funksionin e parlamentit. Nga aksioni jonë deri në këto momente në parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapësirat e opozitës dhe nuk na avantazhojnë.


Një, rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. U bë në mënyrë të njëanshme nga PS dhe kufizon për ne të drejtat, e pakicës parlamentare dhe bie ndesh me kushtetutën. Tani për një ligj që unë e kam firmos me vullnet për ta çuar në Kushtetuese, nuk kam si funksionoj në bazë të atij ligji, se unë jam i bindur që është antikushtetues. Së dyti, fakti që ne shkuam në konferencën e kryetarëve, praktikisht i kemi dhënë normalitet parlamentar Ramës, pra ne nuk mund të shkonim pa marrë përgjigje me shkrim duke ripërsëritur kërkesat tona për 8 komisionet hetimore dhe për komisionin e reformës zgjedhore”, tha Salianji.

Po ashtu ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka tre muaj që thotë hajde me ligjin e ri dhe merrni 8 komisione hetimore, ne morëm dy dhe themi fitore.

“Rama ka tre muaj që thotë hajde me ligjin e ri dhe merrni 8 komisione hetimore, ne morëm dy dhe themi fitore. Ne kërkojmë 8 Rama të jep dy , por edhe me ligjin e ri që kufizohet transparenca që mazhoranca ka të drejtën për të vendosur se cilët dëshmitarë të thërriten dhe cilët jo, të kufizon objektin e hetimit, pra praktikisht ne nuk kemi hetim parlamentar. Tani të vijmë te logjika tjetër, komisioni i reformës zgjedhore. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një komision të reformës zgjedhore me të gjithë partitë politike. Nuk mund të kufizohet në dy parti, pavarësisht se njëra prej tyre është partia ime. Pra ne shkojmë nga një komision bipartizan që partitë kryesore kanë të drejtën e vetos por përfaqësohet i gjithë spektri politik në Shqipëri, çka e bën më demokratike vendimmarrjen. Shkojmë në një formulë që nuk dihet si është. E kam menduar dhe e kam thënë që është diskutim brenda parlamentar. Por fakti që pati këtë diskutimin dy me dy, do të thotë se ka shkuar përtej diskutimi. Mendoj dhe jam i bindur se Edi Rama nuk mban marrëveshje.

Çfarë bëri Rama, ndërkohë që e tërhoqi opozitën në konferencën e kryetarëve, pati një reagim të ambasadave për një sukses që ende nuk po e shohim, në mbledhje të grupit ka pasur qëndrim që kjo është një dakordësi e mirë. Edi Rama nuk ka folur dhe për derisa ne kemi një mekanizëm që ta kufizojmë ne mund ta marrim këtë vendimmarrje vete, por jo ta marrim prej Ramës. Unë e kam quajtur një diversifikim të aksionit, pra kemi marrë vëmendjen e publikut të ndërkombëtarëve, kemi unifikuar opozitën, mund ta vendosëm vetë. Por të shkojmë ne sikur ulemi me Ramën dëmtojmë besueshmërinë e opozitës dhe kjo nuk është një marrëveshje që ka arritur asgjë në atë që për mua është një kërkesë, është rikthimi në shinat e kushtetutshmërisë së vendit të gjithë shinat derivojnë nga kjo. Nëse themi që duhet të zbatojmë kushtetutën nuk mund të përzgjedhim nga 8 – 2 pse dy?

McGonigal, Porti Durrës, investitorët janë të gjithë. Nuk ka një përzgjedhje por zbatim të kushtetutës, për këtë jemi në parlament. Dhe këtu do jemi, jo vetëm nuk do ketë dakordësi, por Rama e mori atë që donte. Edhe sikur mos pranojë opozita, Rama thotë nesër unë ulem me këta, pasnesër me Bashën, çfarë fituam ne nga kjo?”, përfundoi deputeti i PD.




Skip to toolbar