Dalin pamjet, Dritan Dajti “del” nga burgu, blindohet Blloku

AKTUALITET


Gazeta Tema ka publikuar të premten një video ekskluzive ku shfaqet i burgosuri Dritan Dajti i cili trajtohet si VIP dhe shoqërohet me 3 furgonë policie për të mjekuar dhëmbët tek dentisti në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Siç shihet edhe nga video e gjithë zona e Bllokut është blinduar me forca të shumta policie që shoqërojnë të burgosurin Dajti. Pyetja që ngrihet është: A mungojnë dentistët në burgjet shqiptare dhe pse duhet që Dajti ta marrë këtë shërbim jashtë dyerve të burgut?

Dritan Dajti u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në zonën e plazhit në Durrës, por Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e anuloi këtë vendim dhe dha një tjetër vendim duke e dënuar me 25 vjet heqje lirie Dritan Dajtin.

Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Gepostet von Gazeta TemA am Freitag, 10. Januar 2020


Skip to toolbar