Dalin pamjet filmike, si u dhunuan turistët spanjollë nga Mihal Kokëdhima

AKTUALITET


Report Tv ka publikuar videon kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo ka dhunuar turistët spanjollë që refuzuan të paguanin për një drekë të keqe në restorantin e tij. Siç duket edhe në pamjet filmike, Kokëdhima i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë. Turistët brenda furgonit janë të tmerruar. Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty. Por rruga bëhet e vështirë. Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët.


Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia, ndërsa turistët spanjollë morën ndjesën e ministrit të turizmit.




Skip to toolbar