Policia i vë shiritin lokalit të Enver Boriçit, lidhja me Aldo Baren

AKTUALITET


Policia ka rrethuar me shirit lokalin ku u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së shtunës, 52 vjeçari Enveri Boriçi në qytetin e Lushnjës. Siç shihet nga fotot e mëposhtme të siguruara nga realstory, një makinë policie dhe disa efektivë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Qyteti i Lushnjës u trondit mëngjesin e së shtunës ku persona të maskuar ekzekutuan me plumb në kokë në lokalin e tij 52 vjeçarin Enver Boriçi, një emër i njohur për policinë, pasi është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.


Dëshmitarët thonë se Enver Boriçi është qëlluar teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:




Skip to toolbar