Një ditë pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, Departamenti i Shtetit, ka këshilluar qytetarët amerikanë në mbarë botën të “ushtrojnë kujdes të shtuar” në dritën e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
“Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave amerikane jashtë vendit”, tha ai.

Sakaq, ambasadat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme lëshuan të dielën njoftime të përditësuara për personelin e qeverisë amerikane dhe qytetarët amerikanë, duke i nxitur ata të ruajnë profilin e ulët, të rrisin kujdesin dhe në disa raste të largohen nga vendi. Departamenti i Shtetit të dielën urdhëroi personelin e qeverisë amerikane të sektorit jo-emergjent me bazë në Liban dhe anëtarët e familjes së tyre të largoheshin nga vendi “për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajon”.