Debate në KQZ për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Celibashi: Ja pse mungon emri i kryetarit në fletën e votimit

Më të fundit


Në mbledhjen e KQZ-së, ku po diksutohet për miratimin e fletës së votimit, ka patur debate mes përfaqësuesit të grupit të PD-së dhe kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Përfaqësuesi Indrit Sefa ka dashur të dijë pse mungon emri i kryetarit në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.


Celibashi ka sqaruar se kjo i përket dëshirës së vetë kryetarit nëse do apo jo të vendosë emrin.

“Dhe ajo çka e bën legjitime kërkesën e çdo subjekti zgjedhor në lidhje me fletën e votimit është qartësia e të dhënave të tij ashtu siç duhet të jenë dhe të qarta për votuesit. Dhe e dyta nëse të dhënat e një subjekti tjetër janë të tilla që konfondojnë votuesit në lidhje me subjektin. Nuk ka asnjë urdhërim të vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit.

Në të kaluarën ka qenë marrëveshje dhe zgjedhje e vetë atyre. Marrëveshja në koalicion është koncept i ri i vendosur nga ndryshimet në Kod Zgjedhor. Më parë ka qenë zgjedhje e vendosur në vullnetin e partive të koalicionit. Pra, ka qenë kërkesë e qartë e subjektit zgjedhor të koalicionit për të vendosur një emër të njërit prej kryetarit të partive të koalicionit.

Për të kuptuar që nuk ka një domosdoshmëri ka logjikë dhe ka sens, sepse në rastin e koalicionit ka minimalisht 2 parti dhe ngelet në vlerësimin e tyre legjitimiteti i interesit për përmbajtjen e fletës së votimit sa i përket subjektit të tyre.

Është tërësisht interesi i ligjshëm i atij që lidhet me emrin apo të dhënat e tjera të subjektit”, tha Celibashi duke ia lënë në dorë totalisht përfaqësuesit të Partisë së Lirisë ta vendosë nëse e do emrin e kryetarit në fletë votimi apo jo” tha Celibashi.




Skip to toolbar