Debati, Minxhozi: Është një Europë në kushte depresive, Taulant Balla: Shqipëria përfiton nga integrimi europian

AKTUALITET


Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla zhvilloi një debat me analistin Skënder Minxhozi, në lidhje me integrimin europian të vendit.

Minxhozi theksoi se kemi një Europë që ndodhet në kushte depresioni, pas daljes nga BE të Britanisë së Madhe. Balla vlerësoi se Shqipëria përfiton në çdo rast nga integrimi në Europë, duke shtuar se ky proces do i shërbente vendit tonë, të bëhet edhe më i mirë.


Taulant Balla: Bindja jonë e PS për procesin e integrimit, nuk është bindje që ta ka të bëjë vetëm me anëtarësimin, por është bindja jonë se është procesi i vetëm, që mund të jetë Shqipëria më e mirë në fund të procesit të anëtarësimit. Prsh reforma në drejtësi është element i rëndësishëm për integrimin europian.

Reforma në drejtësi shërben për integrimin europian, por i ka bërë mirë edhe Shqipërisë. Shqipëria ka interes të integrohet. Shqipëria ka përfituar shumë fonde nga BE. Shumë shkolla janë ndërtuar nga BE-ja pas rënies së tërmetit. Integrimi në BE e bën qytetarin shqiptar të barabartë me qytetarin gjerman në përfitime.

Skënder Minxhozi: Tema e integrimit s’mund të jetë karburant fushate. Populli është gjithmonë e ruan ëndrrën, por procedurën ose nuk e kupton ose e shpërfill. Është një Europë në kushte depresive, pas daljes së Britanisë.  Vetëm spitali i Erdoganit do jetë ndërtuar para zgjedhjeve dhe nuk ka  Konferencë Ndërministrore. Shqiptari merr mesazhin se prodhohen fjalë për integrimin europian, por nuk ka vepra.




Skip to toolbar