Debati në “Real Story”/ Kulluri: Po bëni veprime të nxituara. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ke punuar me një ministër që ….

Më të fundit


Një debat është shënuar në emisionin “Real Story”, mes Ervin Kullurit dhe dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Bledi Sulaj.

Ky i fundit tha se ka pasur njerëz në PD të akuzuar për korrupsion, e këtu përmendi një ministër në dikasterin e të cilit ka qenë i punësuar Kulluri.


Nga ana tjetër, Kulluri tha se këto deklarata janë të nxituara dhe nëse ka fakte, t’i drejtohet prokurorisë.

Debati:

Ervin Kulluri: Ky nivel je ti që ofendon njerëzit. Ke kryetar një meme. Ai është meme

Bledi Sulaj: Ti e dallon se kush është frikacak e trim. Si e kuptove që janë shumicë?

Ervin Kulluri: E kam verifikuar, kam parë emra.

Bledi Sulaj: Ato i verifikon PD. Disa s’kanë lënë gjë pa vendosur në fund të shqiptarëve. Ti ke qenë
funksionar, ai ministër s’ka qenë i akuzuar për korrupsion? Po, ai ku ti ke qenë Sekretar i Përgjithshëm. 4 vite nuk është thënë asnjë fjalë. Si ndahet shumica dhe pakica?

Ervin Kulluri:
 Gjuha që përdoret në PD prej 8 vitesh nga ministri Basha për kolegët e vet është turp. Ky zotëria ka 8 vite që mëson të vetët të flasin me gjuhën e Ruçit, Ballës. Mori gjysmën e UET e futi në kryesi e ne që kemi punuar na hoqi. Nëse ke denoncim ndaj zotit Imami shko në Prokurori.

Bledi Sulaj: Të përmenda fakte

Ervin Kulluri: Kjo që bëni ju është e nxituar, e papjekur.




Skip to toolbar