“Debati, pjesë e kulturës sime”, Basha: E kam ftuar Ramën disa herë, por…

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, se i ka bërë thirrje disa herë kryeministrit Edi Rama për debat publik, por sipas tij, ai i është shmangur për të mbuluar dështimet e këtyre tetë viteve në qeverisje.

Nga krahu tjetër, ai tha se Partia Demokratike, ka monitoruar problemet e qetarëve në këto vite dhe ka një plan konkret për zgjidhjen e tyre.


“Tërmeti dhe pandemia janë keqmenaxhuar nga Rama. Përdorimi i pushtetit politik, për të diktuar në çdo sferë publike, të ngushtojë të vetmen hapësirë që është e medias, siç e demonstron rasti Becchetti. Pra, janë tetë vite dështime. Keqmenaxhimi i tërmetit janë episodet e fundit. Kjo është arsyeja kryesore, pse i shmanget debatit që meriton populli. Pse mendoni se e kam ftuar në debat? Për veten time? Në kulturën time, debati është detyrim për qytetarët, ai ka detyrimin t’i shpjegojë çka bërë këto vite. Pushtetin e tij se ka pasur askush që në kohën e Enver Hoxhës. Pra, pse i shmanget debati, sepse ka zero bilanc. Nga njëra anë ke një kryeministër në ikje që i shmanget debatit, ofendon, përbuz, shan, përdor gjeste që duan pullë të kuqe të hidhen. Kjo është njëra anë, ana tjetër është fushata jonë, ne kemi ardhur të përgatitur, sepse kemi vite që ndjejmë dhimbjet e tyre. Kemi premtuar zgjedhje konkrete, zgjidhje që kanë kaluar përmes debateve”, tha Basha.




Skip to toolbar