“Defender Europe 2023”, Rama: Shqipëria rol kyç në stërvitje, nyje strategjike e sigurisë rajonale

AKTUALITET


Shqipëria do të mirëpresë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane në Europë.

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të SHBA me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.


Rama shton se Shqipëria do të ketë rol kyc në stërvitjen ‘Defender Europe’ si vend që tregon angazhim maksimal për stabilitetin në rajon.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Rama.




Skip to toolbar