Deklarata e papritur e presidentit të Al-Nassr: Me Cristiano Ronaldon më kanë mashtruar

BOTA



Presidenti i Al-Nassr duket se nuk ka më durim për të pritur që Cristiano Ronaldo të marrë për dore dhe të shpëtojë skuadrën.

Ka investuar 500 milionë dollarë në total për transferimin e tij por deri në këto momente nuk po korr asnjë frut.


Fituesi i 5 Topave të Artë duket një lojtar i humbur dhe normal mes të tjerëve në Superligën e Arabisë Saudite.

Al-Nassr humbi Superkupën, Kupën dhe me shumë mundësi edhe kampionatin.

Pas kritikave të shumta të tifozëve, kundër luzitanit ka dalë edhe presidenti i klubit Musalli al Muamar, reagimi i të cilit po bën bujë jo vetëm në Lindjen e Mesme. Në deklaratën dhënë për “ArabiaNews50”, ai qartëson:

“Në jetën time më kanë mashtruar vetëm dy herë. Herën e parë kur kërkova 3 kebab dhe më sollën vetëm dy, ndërsa herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.

Një deklaratë që ka bërë bujë të madhe por ende nuk është konfirmuar nga personi direkt i cituar. Nëse ky qëndrim është i vërtetë, atëherë Cristiano Ronaldo mund të jetë realisht në telashe.




Skip to toolbar