Deklarata e Silanovska/ Mitsotakis: Devijimi nga marrëveshja, pasoja edhe për integrimin e RMV

AKTUALITET


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për deklaratën e presidentes së re të zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, e cila në ceremoninë e betimit përdorim emrin “Maqedoni”. Deklaratë e cila shkaktoi shumë debat.

Në intervistën për televizionin grek “Skai” dha porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, përsa kohë nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.


Më tej theksoi se devijimi nga marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.

“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Mitsotakis.




Skip to toolbar