Politikani Roland Bejko thotë se demokratët po përdoren për interesa personale të Sali Berishës. Në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për protestën e opozitës, Bejko u shpreh se Berisha s’e sjell dot PD-në në pushtet ndërsa shtoi se demokratët duhet t’i bëjnë presion që të largohet.
“Nuk e kam me Joridën personalisht por e kam me të gjithë natyrën njerëzore që nuk ballafaqohen dhe nuk i dalin përballë. Për shembull kanë zgjedhur që të shkojnë te Sali Berisha sot, Gjekmarkaj, Salianji, Tabaku Bardhi, e dinë shumë mirë që Sali Berisha nuk është personi që i sjell në pushtet. Tani dil edhe thuaji Berishës o zotëri, do të flas sepse nuk e dua vendin tim të deputetit dhe kërkoi që të tërhiqet dhe t’i lërë demokratët që të gjejnë rrugën e tyre, sepse ka nevojë demokracia, Shqipëria dhe PD në radhë të parë. Nuk mjafton që të bësh të moderuarin dhe meqë je në parlament bën dy akte.
Demokratët më dhimbsen. Nuk e bëj dot hipokritin. Iu them çdo demokrati, edhe ata që janë në protestë, po iu them që më dhimbsen sepse e kam nisur 20 vjeç këtë punë me Berishën dhe më dhimbsen që përdoren për interesa personale të Berishës dhe po të dalë nga burgu si sjell dot në pushtet. E vetmja zgjidhje është që t’i bëjnë presion dhe të largohet.”, u shpreh Bejko./abcnews.al