Avokati mbrojtës i Ervin Salianjit, Marash Logu e ka quajtur të paprecedentë dënimin e tij, pasi është prokuroria ka hetuar denoncuesin, dhe jo të denoncuarin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Logu u shpreh se vendimi i Apelit, ishte i padrejtë.
“Fillimisht ka pasur një denoncim, vëllai i ministrit të Brednshëm ishte dënuar, një dënim i pavuajtur. Kështu nisi denoncimi i PD, denoncimi zyrtar. Momenti i dytë, që implikonte dhe përgjegjësinë e zotit Xhafaj,, pati një denocim tjetër, që me 30 mars 2017, kishte ndërhyrje në procedurën penale, që në kohën kur Xhafaj, e bënte të pamundur ekzekutimin e këtij vendimi në Shqipëri. Kjo ishte përgjegjësia e zotit Xhafaj. Zoti Salianji, denoncoi faktin që një gazetar investigativ, ku rezultonte se dy persona të dënuar, njëri prej tyre, vëllai i ministrit, kishin kryer një bisedë për një trafikim të mundshëm narkotikësh drejt Italisë. Ajo që prpkruroa, ishte fakti që kishte bërë kallëzim publik të rremë, me dy prova kryesore. Përgjigja zyrtare e laboratorik britanik ishte, që për shkak të cilësisë së dobët të mostrës së zërit, kemi konkluduar, nëse është zëri apo jo i Geron Xhafajt. Prokuroria e ka mbështetur akuzën, mbi 3 prova. Fillimisht me përgjigjen e laboratorit britanik, prokuroria e ka cilësuar si përgjigje negative. Elementi i dytë, thuhet që dëshmitari, Fredi Alizoti ka pranuar se është paguar nga Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi. Në dosje rezutojnë dhjetëra përgjime të këtij dëshmitari, me zyrtarë të policisë. Ky dëshmitar ishte paguar, për të marrë përsipër këtë rol. Kjo e bën dëshminë e tij të cënueshme. Për të ardhur te qeliza telefonike, nga qelzioat, rezulton se në 24 tetor 2017, në të njëjtën rreze, kur është realizuar përgjimi, ndodheshin shtetasit Agron Xhafaj, Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, “Babalja”. ndërkohë Fredi Alizoti ndodhej në Fier. As qelizat telefonike, nuk ishin të atilla që prokuroria dhe gjyjata të konkludonte, që realisht Salianji me Olldashin kishin kontraktuar Alizotin. Prokuroria dhe gjykata nuk arrit të provojë atë që kishte ngritur si akuzë. Rast i paprecedentë, hetohet denoncuesi dhe nuk hetohet i denoncuari. Është vendim i padrejtë”, thesoi ai./abcnews.al