‘Departamenti i Musk kërkoi akses për të dhënat personale dhe transaksionet në SHBA’/ Minxhozi: Qeverisja në SHBA bazohet në vetizolim sesa komunikim

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, në panelin e diskutimit në programin ‘ Real Story’ u shpreh se në SHBA ka ardhur një qeverisje që bazohet në vetizolim sesa në komunikim.

Gjithashtu Minxhozi bëri me dije se departamenti I hapur për Elon Musk i ka kërkuar kreut të thesarit akses për lëzijet e transaksioneve në të cilat besohet se USAID është komponent i mafies.

“Kemi një administratë, një president që nuk ka mbyllur vetëm USAID, por që u thotë 2 milionë punonjësve që iu thotë do t’ju jap 8 muaj rrogë ose do ju çoj në shtëpi. Ka hyrë departamenti për Elon Musk që i ka bërë presion kreut të thesarit për të marrë akese në të dhënat personale, pagesave, ID, transaksione dhe sipas tyre USAID është një komponent i kësaj mafie që jepte para dhe nuk dihej ku i çonte.

Luheshin interesat e kaheve politikë sesa të shtetit. Në SHBA ka ardhur një qeverisje që bazohet në vetizolim sesa në komunikim. Është një administratë që predikon mbylljen sesa hapjen, daljen kundër asaj që ka qenë ADN, për ushtrinë, hapjen ekonomike, demokracinë dhe shpërndarjen e demokracisë. Ka ndryshuar thellësisht.

Nuk guxonte asnjë administratë të hidhte në erë dhe të thoshte ty do të pushtojë nesër ty, do të marrë Groenlandën pasnesër. Në Washington ka dalë dhe si batutë që thonë do bëhet mirë se ashtu e ka ai. Mos i merrni parasysh të gjitha çfarë thotë. “



Skip to toolbar